Me 17 gola në 21 ndeshje me fanellën e Liverpoolit, egjiptiani është surpriza më e madhe e Premier League. Dhe Roma mund të buzëqeshë.

Roma a re duhej të familjarizohej me stilin e Di Franceskos dhe të shkëputej përfundimisht nga varësia prej Salah. Kush ka besuar se verdheblutë do të vuanin pa egjiptianin e shitur te Liverpooli për të respektuar rregullat e “fair-play”-it financiar, për 42 milionë, plus bonuse (deri në 50 milionë), duhet të bëjë një hap pas.

Nisja e mirë e sezonit i ka habitur të gjithë: 17 gola në 21 ndeshje dhe “lojtari më i mirë i muajit gusht” në Premier League. Ka vazhduar me ritmin e Romës, duke i bërë anglezët ta harrojnë ecurinë e tij te Chelsea.

Dhe kjo ecuri e Salah mund të lumturojë Romën, që sheh t’i afrohet shumë bonusit të marrëveshjes në lidhje me numrin e golave (nga 20 golat e parë nisin bonuset) dhe rezultatet e Liverpoolit.

Artikulli paraprakPo flitet shumë, por ky është realiteti i Besës së Pejës
Artikulli tjetërGriezmann i dërgoi mesazh serioz Barcelonës, ose ai…