Skuadra italiane e Romës e ka marrë shumë seriozisht merkaton verore, ku një nga repartet më të përforcuara pa dyshim se është ai i mbrojtjes, ku pas transferimit të Fazios, “Giallorossët” kërkojnë një tjetër mbrojtës cilësorë.
Sipas mediave italiane, zyrtarët e Romës kanë filluar kontaktet e para me Barcelonën për qendërmbrojtësin belg, Thomas Vermaelen, i cili nuk pati shumë hapësirë te Barcelona pas transferimit nga Arsenal.