Roma ka njoftuar se trajneri Paulo Fonseca po largohet nga klubi në fund të sezonit.

Roma nuk do t’i ofrojë atij një kontratë të re. “Faleminderit Paul për përpjekjen që ka treguar gjatë këtyre dy viteve. Ai e ka udhëhequr ekipin përmes disa sfidave, të tilla si pandemia e koronavirusit dhe ndryshimi i pronësisë. Ai e ka bërë atë në mënyrë të drejtë dhe të shkëlqyeshme,” tha Presidenti i Romës Dan Friedkin në nje deklarate, përcjell Korneri.net

Fonseca kishte një klauzolë në kontratën e tij se ai do të qëndronte në Romë edhe një vit nëse arrin ta kualifikonte në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, Roma është vetëm e shtata në renditje dhe larg nga vendosja në garën më të fortë evropiane. Në gjysmëfinale të Europa League, ata humbën 6:2 nga United në ndeshjen e parë dhe është joreale të presësh që ata të sigurojnë vendin në Champions League përmes kësaj gare. Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ardhshëm i kryeqytetasve. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here