Luajti vetëm 261 minuta nën urdhërat e Unai Emery te Paris SG, nuk i kënaqur me minutazhën e dhënë, konkurrenca është e madhe, andaj spanjolli Jese Rodrigues i cili kaloi në kryeqytetin francez nga Real Madridi për 25 milionë euro, me shumë gjasë mund të largohet për tu transferuar në Serie A, te Roma që tashmë ka nis misionin për transferimin e lojtarit.

Po flitet se marrëveshja në mes klubeve do të jetë në formë huazimi 3-4 milionë euro menjëherë të shkojnë në klubin francez, dhe në fund të stinorit Roma t’i shtoj edhe 20 deri 22 milionë të tjera. Skuadra italiane që edhe sivjet e ndjek titullin e kampionit, po mundohet të gjejë një zëvendësues të të lënduarit Muhamed Salah, i cili do të mungoj edhe së paku dy muaj.

 

 

 

Artikulli paraprakGabigol do të huazohet gjatë dimrit
Artikulli tjetërKolarov shan serbisht gjyqrarin, tërbohen anglezët (VIDEO)