Moment jo për Napolin e Mazarrit.

Pas eliminimit të papritur nga Kupa e Italisë, skuadra napolitanë mori goditjen e radhës, në “Olimpico”, ku u mposht 2-0 nga Roma në ndeshjen përmbyllëse të javës së 17-të. Kryeqytetasit kishin plot katër vite pa fitore ndaj Napolit.

Një disfatë që rëndon edhe më shumë për faktin se Napoli e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Politanos (10 minuta para se të shënonte Pellegrini) dhe Osimhenit: në të dy rastet, lojtarët e Napolit u treguan të pakujdesshëm apo naivë në ndërhyrjet e tyre, duke u dhuruar një bonus të madh në lojë kundërshtarëve.

Në sekondat e fundit të lojës, Lukaku ka shenjë me golin e 2-0, kur vendasit po kërkonin dëshpërimisht barazimin.

Më këtë fitore Roma parakalo pikërisht Napolin (dhe Atalantën) në renditje, ku ngjitet në vendin e gjashtë.

Artikulli paraprakBarazim në Anfield, Arsenali mbetet lider
Artikulli tjetërWolves mposhti Chelsea me plot meritë