Një tjetër paraqitje fenomenale e Pescaras që befasoi me lojë të mirë në kryeqytet Romën favorite. Skuadra e Luciano Spallettit fitoi 3:2, por mysafirët ishin të shkëlqyer sidomos në pjesën e dytë kur edhe kanë mundur ta barazonin rezultatin pas shumë rasteve të krijuara.

Edin Dzeko edhe njëherë dëshmoi se është në formë të shkëlqyer duke shënuar dy golat e parë për më pak se 15 minuta lojë, dhe tash kryeson me 12 gola në Serie A dhe në Evropë. Por, Ledian Memushaj me një gol shumë të bukur e ktheu në lojë Pescaran që nuk u mbajtë gjatë sepse Diego Perotti shënoi nga penalltia.

Sërish Pescara shënoi për 3:2 me anë të Gianluca Caprari dhe për pak myafirët nuk ia dolën ta shënojnë edhe golin e barazimit andaj Roma sërish e ndanë pozitën e dytë me Milanon me nga 29 pikë, 4 më pak se lideri Juventus.

 

Artikulli paraprakBarcelona me fat nxjerr pikë të Sociedad
Artikulli tjetërDerbi i Francës i takoi kampionëve