Fillimi tronditës për Romën e José Mourinhos, me Giallorossi që morën vetëm një pikë në tre ndeshjet e para të ligës midis Salernitana, Hellas Verona dhe Milan.

Duke bërë një hap prapa në kohë, duhet të ktheheni në sezonin 1950-1951 për të gjetur një rezultat më të dobët se ky, shkruan Korneri.net

Skuadra kryeqytetase në atë edicion të largët humbi tri ndeshjet e para të ligës kundër Bologna, Palermo dhe Triestina, mirëpo problemi i Romës më shumë është teknik, sepse loja e Mourinhos nuk i gjason një klubi me ambicje të larta. /Korneri.net

Artikulli paraprakKy Dortmund është i plogshtë
Artikulli tjetërHighlights: Roma-Milan