Roma e ka fituar përballjen e fundit në xhiron e 29-të në Serie A ndaj Sassuolos me rezultat 3:, duke bërë rikthim në rezultat pasi musafirët ishin të parë që krijuan epërsinë me anë të Defrel.

Edhe pse disavantazhi i shpejt solli huti te lojtatët e Romës, në skenë doli Paredes, i cili me një goditje nga jashtë zonës barazoi rezultatin në 1:1.

Pas barazimit Roma mori frenat e lojës, duke shënuar edhe dy herë, përmes Salah dhe Dzeko.

Pas kësaj fitoreje Roma rikthehet në pozitën e dytë dhe tani ka 65 pikë, dy më shumë se Napoli që ndodhët në vendin e tretë dhe tetë më pak se lideri Juventus.

Artikulli paraprakGjashtë gola në “Nou Camp”, Barcelona e fitoi spektaklin ndaj Valencia-s
Artikulli tjetërKampionët e ndjekin liderin! Lyon “kockë” e fortë, por kalohet me sukses