Roma bën goditjen e dytë në merkato në këto ditë të fundit të janarit falë punë së drejtorit të ri sportiv Tiago Pinto. Pasi mbyllën marrëveshjen me El Shaarawy-n, verdhekuqtë arritën të rrëmbenin Bryan Reynolds, anësorin nga Shtetet e Bashkuara, i lindur në vitin 2021, i cili konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm në organikën e drejtuar nga Fornseca.

Reynolds ishte shumë pranë Juventusit, që në bashkëpunim me Beneventon, thuajse e kishte mbyllur marrëveshjen për Reynold. Futbollisti do të federohej nga Bevento, pasi Juventusi nuk kishte hapësira për ekstrakomunitarët, dhe në verë do t’u bashkohej bardhezinjve.

“Zonja e Vjetër” ishte gati të paguante 6 milionë euro për kartonin e futbollistit, por vetë Reynolds, që në fillim ka preferuar transferimin te Roma, pasi mendon se mund të përfshihet menjëherë në formacionin e Fonsecas.

Edhe Dallasi, që zotëron kartonin e lojtarit, ka preferuar të pranojë propozimin e Romës, që ka ofruar 7 milionë euro plus 15% të vlerës së kartonit në rast të rishitjes së Reynold, përqindje që Juventusi nuk kishte ndërmend t’ia ofronte klubit amerikan. Reynolds, i cili do të mbushë 20 vjeç në qershor, do të firmosë kontratë katërvjeçare me Romën.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here