Roma shënoi një tjetër fitore të lehtë përballë Empolit 2:0, dhe afrohet në 5 pikë ndaj Juventusit që të dielën ka ndeshje shumë të vështirë ndaj Napolit në San Paolo, dhe kryeqytetasit shpresojnë në gabimin e biankonerëve.
Roma sivjet është duke u mbajtur në shpinën e Edin Dzekos, i cili shënoi të dy golat e skuadrës së tij, kurse në pjesën e parë Empolit i është mohuar një penallti klasike në momentin kur portiere polak Wojciech Szczęsny ndali sulmuesin Thiam.

Artikulli paraprakSarri: Nuk më intereson Higuain, e mposhtim Juven
Artikulli tjetërAtl.Madrid kthehet si dikur, fitoi te Malaga