Derbi i dytë në kuadër të Coppa Italia ndërmjet Romës dhe Lazios, përfundoi me fitoren e Romës 3:2, pas duelit spektakolar në Olimpico që këtë herë ishte shumë më i mbushur pasi janë rikthyer në shkallët e stadiumit tifozët “Ultras” të të dyja klubeve, por festa ishte e “biankoqelestëve”, pasi në ndeshjen e parë fituan 2:0, dhe në këtë mënyrë kaluan në finale.

Lazio kaloi në epërsi me golin e Sergej Milinkovic-Savic, mirëpo pak para pushimit Stephan El Shaarawy e barazoi rezultatin, për t’i dhënë shpresë pak vendasve.
Mirëpo, goli i dytë i Lazios i realizuar nga super-sulmuesi Ciro Immobile i dha fund shpresave të Romës që nuk u dorëzua pavarësisht këtij fakti duke shënuar edhe dy herë të tjera përmes Muhamed Salah.

Lazio në finale, pret kundërshtarin nga çifti tjetër Napoli-Juventus (1:3).

Artikulli paraprakHoffenheim shkruan historinë ndaj Bayern, Dortmund pa telashe me Hamburgun, Werder e deklasoi Schalken
Artikulli tjetërIbrahimovic shpëtoi Man.United nga disfata