Roma nuk ka ndërmend të heqë dorë nga gara për një vend në zonën Champions, pasi vijon të bëjë mirë detyrën, duke fituar ndaj të gjithë skuadrave të fashës së dytë dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt me 50 pikë.

Verdhekuqtë u përballën mesditën e sotme me Genoan, në një sfidë ku trajneri Paulo Fonseca kishte lënë pushim disa nga titullarët e tij, megjithatë Roma ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0.

Golin me vlerë 3-pikëshe e shënoi mbrojtësi Gianluca Mancini, që gjatë një krosimi të ardhur nga këndorja, kërceu mbi të gjithë me kokë dhe mposhti portierin Marcheti, ndërsa verdhekuqtë patën edhe mundësi të tjera shënimi, por shpërdoruan.

Nga ana tjetër Genoa provoi të luajë me topa të gjatë dhe të kapë në befasi kundërshtarët, por nuk arriti të shkojë kërcënueshëm në kuadratin e portës së Pau Lopez, kjo edhe për meritë të mbrojtjes së Romës.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here