Tashmë është zyrtare: Rick Karsdorp është anëtari më i ri i Romës. Repreznetuesi shumë i talentuar holandez i cili ka qenë mbrojtësi i djathtë më i mirë në Eredivisie te Feyenoord, ka kryer të gjitha vizitat mjelësore me sukses dhe më pas ka nënshkruar kontratë deri me 30 qershor 2022, kurse Roma pagoj për kartonin e tij 19 milionë euro, shkruan Korneri.net.

“Të luash për një klub si Roma është një nder i madh i madh, por edhe sfidë sepse Roma kërkon gjithmonë rezultate të ëmdha dhe lufton për titull të kampionit, andaj duhet të punoj shumë që të jam së më i mirë dhe pozitiv. Forza Roma”, ishin fjalët e 22-vjeçarit i cili që një kohë të gjatë i kishtë rënë në sy të madhit dhe strategut për transferime, drejtorit sportiv Monchi. /Korneri.net

Artikulli paraprakNebi Zeneli flet ekskluzivisht për Korneri.net: “Kozniku është ideal për stolin e Kosovës”
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Portugali – Kili