Ndeshja e fundit e xhiros së 12-të, në Serie A u mbyll me fitoren e vendasve.

Roma e mposhti Torinon me rezultat 3-1, për të kaluar në pozitën e katërt me 24 pikë, -4 nga lideri Milan, kurse Torino edhe më shumë po e thellon krizën dhe pozitën e 18 me vetëm  7 pikë, shkruan Korneri.net

Henrik Mkhitaryan e nisi serinë e golave, për ta dyfishuar mesfushori Jordan Veretout nga penalltiam gola këto që erdhën pasi Wilfried Singo u ndëshkua për 17 minuta me dy kartona të verdhë.

Në pjesën e dytë Roma e shënoi edhe golin e tretë përmes Lorenzo Pellegrinit, ndërsa Andrea Belotti vendosi rezultatin final. Mergim Vojvoda i luajti 90 minuta për Torinon, kurse Marash Kumbulla tërë pjesën e dytë. /Korneri.net

Artikulli paraprakWhere You Can Find Serbian Mail Order Bride
Artikulli tjetërMan.United fitoi “por” jo lehtë ndaj skuadrës së fundit