Roma vazhdon me rezultate positive, por njëkohësisht edhe me lojë spektakolare. Këtë herë viktima e Romës në Olimpico ishte Fiorentina që pësoi disfatën më të thellë sivjet prej 4:0, dhe në këtë mënyrë skuadra kryeqytetase sërish kaloi në pozitën e dytë të klasifikimit.

Edin Dzeko realizoi golin e parë 6 minuta para pushimit, ndërsa në pjesën e dytë Roma edhe më e hatashme. Federico Fazio, qendërbrojtësi i vendasve e dyfishoi epërsinë, për të shënuar pak më vonë edhe mesfushori i jashtëzakonshëm Ragja Nainngolan.

Pokerin e Romës e vulosi boshnjaku Edin Dzeko që në këtë mënyrë shënoi golin e tij të 17-të, në këtë edicion dhe prinë në renditjen e golashënuesve më të mirë, me një gol më shumë se Dries Mertens.

 

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Bayern Munchen – Wolfsburg
Artikulli tjetërBayern dhe Gladbach në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë