Roma nuk humbet kohë dhe rinovon kontratën me talentin e shtëpisë, Edoardo Bove. Mesfushori është rritur me fanellën verdhekuqe prej fëmijërisë dhe do të vazhdoj të përfaqësojë skuadrën e zemrës të paktën deri në vitin 2028.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi kryeqytetas bëri të ditur rinovimin e kontratës me 21-vjeçarin duke i dhuruar besimin që lojtari e ka merituar nëpërmjet paraqitjeve në fushë. Këtë sezon, mes Serie A dhe Europa League, Bove ka koleksionuar 19 paraqitje me Romën duke shënuar edhe gol në kompeticionet europiane, ndërsa në kampionat ia ka dalë të asistojë në dy raste.

“Ky rinovim ka një vlerë të veçantë për mua, u bëra pjesë e Romës kur isha ende një fëmijë. Akoma edhe sot emocionohem për ditën time të parë në këtë klub. Falenderoj shoqërinë për mundësinë që më ka dhënë dhe kështu mund të vazhdoj rrugëtimin e nisur prej fëmijërisë”, u shpreh Bove pas rinovimit.

Artikulli paraprak“Nuk është më i njëjti”, miku i Schumacher ndan të rejat nga shëndeti i gjermanit
Artikulli tjetërFutbolli gjerman hapet për investitorët e huaj, tifozët në protestë: 12 minuta heshtje!