Roma nuk i ndahet Juventusit. Skuadra e Luciano Spalletit shënoi fitore pa asnjë problem në udhëtim te Bologna me rezultat 0:3, për të qëndruar me -6 nga lideri dhe kampioni aktual. Federico Fazio e hapi serinë e golave për të vazhduar Muhamed Salah, ndërsa një ndeshje si kjo nuk ka mundur të përfundonte pa shënuar edhe Edin Dzeko, që po lufton për të siguruar epitetin e golashënuesit më të mirë në Serie A. Aktualisht ka 24 gola.

Milan deklasoi Palermon 4:0, kurse fitoren e siguroi që në pjesën e parë kur rosonerët shënuan tri herë.
Në njërën ndër paraqitjet më të mira të Milanos, kontriubut të lartë dha i rikthyeri nga lëndimi spanjolli Suso i cili realizoi supergol nga gjuajtja e lirë në start të ndeshjes për të asistuar në golin e dytë të shënuar nga mesfushori Mario Pasalic.
Me golin e 13 sezonal Carlos Bacca me kokë shënoi për rezultatin e pjesës së parë, kurse supertalenti Gerard Deulofeu poashtu me një gol të jashtëzakonshëm regjistroi “pokerin” e rosonerëve të cilët pas një kohe të gjatë e kalon Interin në renditjen tabelare, vetëm një javë para derbit të madh “madonina”.

Inter humbi ndeshjen e dytë me rezultat identik 2:1.
Pas humbjes në shtëpi nga Sampdoria, këtë herë neroaxurët u gjunjëzuan nga skuadra e parafundit Crotone, që me këtë triumf i shton gjasat për mbijetesë.
Dy shuplakat e këtij takimi Interit ia dha sulmuesi kryesor i Crotonos, Diego Falcinelli të parin nga penalltia, kurse krejt çfarë bëri Interi ishte goli i mbrojtësit Alesandro D’Ambrosio.

Pasditën fantastike në Serie A, e vazhduan edhe Udinese që mposhti 3:0 Genoan, kurse Torino fitoi 2:3 te Cagliari.

Artikulli paraprakFitore e rradhës për Llapin
Artikulli tjetërNuk ka gola dhe fitues as në Prizren