Roma e ka shkel Milanon në ndeshjen e fundit të xhiros së 35-të, në Serie A duke fituar në San Siro me rezultat 1:4.
Me pak fat Roma ka mundur tës hënonte edhe shumë gola të tjerë, sikur dy herë shtylla dhe katër-pesë herë portieri Donnarumma i ndali gjuajtjen e lojtarëve mysafirë.
Edin Dezko shënoi dy golat e parë të Romës për të arritur në kuotën e 27 golave kampionale dhe prinë para Belottit me dy më pak, ndërsa për çudi përkundër rasteve ky rezultat nuk ndryshoi më në pjesën e parë.

Në të dytën ishte më qetë deri në momentin kur Milan shënoi përmes Mario Pasalic, dhe kur vendasit menduan se mund të rikthehen, menjëherë në akcionine radhës i dënoi ish anëtari i tyre, Stephan El Shaarawy.
Golin e fundit nga penalltia e shënoi Daniele De Rossi, derisa si lojtar i fundit Paletta u ndëshkua direkt me të kuq.

Roma e dyta në tabelë, me -7 nga Juventus e pret javën tjetër pikërisht kampionin aktual në ndeshjen kryesore të kampionatit. /Korneri.net

Artikulli paraprakWenger ia bënë sefte ndaj Mourinhos, Arsenali mposhti Man.United
Artikulli tjetërNotat e lojtarëve: Edin Dzeko mreti i ‘San Siros’