Roma ishte më e mirë gjatë tërë ndeshjen, por nuk arriti më shumë se një barazim në udhëtim te Viktoria Plzen 1-1, në ndeshjen e parë të grupit E kualifikues. Italianët edhe pse shënuan herët me golin e Diego Perotti nga penalltia, vendasit shpejtë e barazuan rezultatin përmes Marek Bakos, dhe ky rezultat mbeti deri në fund.
Në të njëjtëin grup fitore në udhëtim shënoi Austria Vienë ndaj Astra Giurgiu 2-3. Ishte ndeshje me gola, raste dhe kartona të kuq, kurse vendosi goli i Alexander Gruenëald për tri pikët e para të austriakëve.