Ish anëtari i Real Madridt, super sulmuesi Jesé Rodríguez Ruiz, pasi nuk po gjen gjuhë të përbashkët me trajnerin Unai Emery te Paris SG, po kërkn të largohet nga kryeqyteti francez në mënyrë që të ketë minutazh dhe hapësirë më të madhe.
U fol shumë ditëve të fundit se ai mund të kaloi te Las Palmas, por paga e tij është e lartë për klubin spanjoll, kurse zyrtarët e Romës janë në bisedime me ata të Paris SG dhe menaxherin e Jese, në mënyrë që të kaloi në Olmpico në formë huazimi.Ishin në garë edhe Milan dhe Liverpool, por duket se u tërhoqën në momentin e fundit.
Romës i duhet Jese sepse Muhamed Salah për një muaj nuk do të luajë shkaku se do të jetë i zënë me përfaqësuesen e tij në Kupën e Afrikës.