Sulmuesi  Gialloross hyri në lojë në minutën e 76 –të ndaj Hungarisë,  dhe doli duke çaluar.

ndeshjet kualifikuese për botërorin Katar 2022, rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë Romës. Në fakt, Tammy Abraham, pësoi lëndim pas vetëm pak minutash inkuadrimi në lojë në ndeshjen Angli-Hungari, dhe me ndihmën e mjekut doli nga fusha, dhe sipas informacioneve të para  ndoshta për shkak të një problemi të muskujve, përcjell Korneri.net

Sulmuesi i Romës luajti vetëm një çerek ore të ndeshjes, para se të dilte nga fusha. Gjendja e tij, natyrisht, do të vlerësohet në ditët në vijim, por prania e tij në ndeshjen e madhe të dielën në mbrëmje kundër Juventus është në rrezik.

Lëndimi i anglezit rrezikon të shtojë një tjetër ndalesë të rëndë, atë të Lorenzo Pellegrinit. Kapiteni i Romës, në fakt, pas angazhimeve të tij në Ligën e Kombeve me Italinë, ka pasur ethe për disa orë, që e mban José Mourinho në ankth. Situata e tij do të monitorohet ditë pas dite, por në këtë rast ka mjaft kohë për ta kthyer atë 100% për ndeshjen jashtë në Torino. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here