Po flitet shumë, por duhet të konfirmohet sigurtë.

Ish anëtari i Real Madrid, Man City dhe Milan, braziliani Robinho, është dënuar me 9 vjet burgim, shkaku i përdhunimit të një shqiptare 22-vjeçare, siç thuhet në një lokal nate (diskotekë) në Milano në vitin 2013, përcjell Korneri.net.

Sipas mediave italiane përveç Robinhos të dënuar janë edhe pesë meshkuj të tjerë që ishin së bashku me futbollistin i cili aktualisht luan te Atletico Maniero që nga viti 2015.
Robinho ka të drejtë ankese në disa nivele sipas ligjit italian, para se të merret vendimi final.
Braziliani edhe më herët ishte i akuzuar për përdhunim të një vajze angleze në një klub në Leeds në vitin 2009, por ishte tërheqë aktakuza po të njëjtin vit.

Robinho gjatë karrierës së tij ka shënuar 229 gola në 684 ndeshje, ndërsa për Brazilin luajti saktësisht 100 ndeshje duke shënuar 28 gola. /Korneri.net

Artikulli paraprakVillarreal siguroi plasmanin tutje
Artikulli tjetër150 gola për PSG-në, “El Matador” rekordmen në top-5 ligat evropiane….