Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, ka shënuar 21 gola në këtë sezon me Tottenhamin, kurse ish-superylli brazlian, Robeto Carlos është mendimit si ai është lojtar i mirë sa mund të luajë për Real Madridin.

Këtë e ka thënë legjenda e këtij klubi, Roberto Carlos.

Mesfushori ka bërë për veti shumë klube sidomos gjigantët e La Ligas që e duan djaloshin që ka eksploduar në dy vitet e fundit.

Barcelona po ashtu është dujke i mbajtur sytë drejt tij.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. E dua atë, e kam parë duke i luajtur disa ndeshje të mëdha në Angli”.

“Nuk varet nga unë, dëshirat e transferimeve, do të vendoset nga presidenti”.

“Por, ne mund ta blejmë. Ai është lojtar që mund të luajë në Real Madrid”, ka thënë Carlos./Korneri.net.

Artikulli paraprakThomas me 53 pikë udhëhoqi Boston drejtë fitores së dytë, Warriros perfekt si gjithmonë
Artikulli tjetërI magjishmi Ronaldo! Ja 20 rekordet e tij në karrierën e deritanishme