Para pak minutash në faqen e tij zyrtare në facebook, Robert Gjeraj, bëri të ditur ardhmërinë e tij.

I suspenduari nga Liria pas mosmarrëveshjes me trajnerin Bledi Shëmbi, për të cilin e ka pranuar vet fajin ish-kapiteni i skuadrës, Gjeraj ka bërë të ditur se zyrtarisht nuk është më pjesë e prizrenasve, përcjell Korneri.net.

Gjeraj për “Korneri.net”, bëri të ditur se pas disa javë bisedimesh me zyrtarët e klubit, më në fund i mori dokumentacionet nga Liria, dhe tash është i lirë dhe i hapur për bisedime me secilën skuadër të interesuar për të.

“Po, jam i lirë dhe do të shqyrtoj çdo ofertë që do të më vie. Prej se jam larguar nga Liria, kamë ushtruar dhe stërvitur me klubin e Ballkanit që është kandidat i madh për tu inkuadruar në elitë. Nuk kamë asgjë konkrete me ta, por nuk do të thotë se nuk do të luajë aty nëse oferta e tyre eventuale do të ishte e mirë për mua. I falëndëroj të gjithë te Ballkani pasi më kanë pritur mirë dhe nuk kanë hezituar kurrë të ushtrojnë me mua, por jam i befasuar dhe pak edhe i prekur me zyrtarët e Lirisë të cilët as nuk më kanë telefonuar së paku për të më pyetur se ku jamë dhe çfarë po bëjë. I kisha marëdhëniet e shkëlqyeshme me ta në dy vitet e fundit, por mbeta i befasuar për mosinteresimin e tyre”, tha në fund Gjeraj që mund t’i jep edhe shumë futbollit kosovar. /Korneri.net

Artikulli paraprakNjë penallti në sekondat e fundit vendosi fitoren
Artikulli tjetërVazhdon dominimi i Man City në Angli