Arjen Robben është “kapur mat” me familjen e tij në Trimini-Bad dhe pikërisht te skuadra rivale e Bayernit, Mynih 1860. Raportohet se 32-vjeçari ka përfshirë djalin e tij Luka në shkollën e futbollit të klubit më të vjetër bavarez.

 Robben ka frikë se djali i tij mund të vuajë emrin e të atit dhe presioni mund ta dënojë për të ardhmen. Tulipani shpjegoi për gazetën “Bild” se djali i tij thjesht dëshiron të luajë futboll me shokët e tij. Lajmi tjetër pozitiv për tifozët e Bayernit është se Luka nuk do të qëndrojë gjatë te rivalët e përbetuar të qytetit, por vetëm një javë për një kamp veror. “S’është ndonjë gjë e madhe. Ai thjesht do të stërvitet për një javë me shokët e tij”, – tha Robben duke qeshur.
Artikulli paraprakBogdanov në stadiumin Mapei!
Artikulli tjetër“Çmendet” Wikipedia, të gjithë drejt përfaqësueses së Kosovës