Ndeshja e fundit e Juventusit për vitin 2020 do të jetë ajo në Allianz Stadium ndaj Fiorentinës. Këtë të martë nis java e 14-të e Serie A, e cila do të luhet e gjitha në dy ditë dhe vëmendja më e madhe është pikërisht te dueli mes bardhezinjëve dhe skuadrës vjollcë. Fiorentina po has vështirësi të shumta në këtë sezon dhe për momentin luan për mbijetesë por rivaliteti që ka ekzistuar gjithmonë mes këtyre dy klubeve pritet ta bëjë shumë interesant këtë takim që do të luhet në orën 20:45.

Arthur dhe Demiral janë mungesat e vetme të Pirlos për këtë sfidë ndërkohë që Fiorentina e Prandellit është e plotë dhe do të kërkojë të bëjë surprizën në Allianz Stadium duke u mbështetur te emra të tillë si Castrovilli, Ribery e Vlahovic. Më herët në orën 18:30 do të luhet një tjetër sfidë ajo mes Crotones dhe Parmës që do të hapë javën e 14-të, me miqtë që janë disi më të avantazhuar për të marrë maksimumin, edhe pse Crotone në javët e fundit ka patur rritje dhe nuk duhet nënvlerësuar.

/Supersport.al

Artikulli paraprakAlaba kërkon shumë para, Reali i Madridit tërhiqet nga gara!
Artikulli tjetërIker Casillas rikthehet te Reali i Madridit, ja posti që do të mbajë