Nesër trajneri i Përfaqësuesës së Kosovës, Albert Bunjaki, do të publikoi para medieve listën e të përzgjedhurve për dy ndeshjet e rradhës kualifikuese për botëror ndaj Kroacisë e Finlandës.
Burime të Korneri mësojnë se do të ketë risi në listë me dy emra të rinjë, ndërkohë dy futbollistë të tjerë pas një mungese të gjatë do të rikthehen të përfaqësojnë Republikën e Kosovës.
Erton Fejzullahu do të zë vendin e Besart Berishës, i cili ka njoftuar që përshkak të vendimeve të Bunjakit, nuk do të pranojë të luajë deri sa të jetë përzgjedhës Bunjaki. Ndërkohë emër tjetër i ri është ai i futbollistit të Vorskla, Ardin Dallku, vëllaut të futbollistit të Prishtinës dhe ish reprezentuesit të Shqipërisë, Armend Dallku.
Rikthim i pritshëm do të jetë emri i Bajram Jashanicës, i cili rikthehet në përfaqësuese pas paraqitjeve fantastike me Skenderbeun, në Kategorinë superiore. Poashtu pas transferimit në Brnonby në Danimarkë, dhe minutazhit të fituar ftesë ka marr edhe mesfushori Besar Halimi.