Befasitë në Rio 2016 kanë vazhduar edhe në garën e kërcimit nga trampolina 3 metra për meshkuj. Kampioni olimpik në fuqi, Ilya Zakharov zhgënjeu, duke regjistruar një provë të dështuar.

Me paraqitjen e gabuar, ku përfundoi në ujë me bark, rusi, i cili cilësohej favoriti i madh u vlerësua me zero pikë dhe kjo bëri që të mos kualifikohej as në finale. Zakharov kishte fituar medaljen e artë në Londër 2012, por pas paraqitjes në Rio, ai triumf u shndërrua tashmë në një kujtim të largët, pas gabimit të pabesueshëm.

Suksesi në kërcimit nga trampolina 3 metra, me garën të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, i takoi Cao Yuan.

Me 547,60 pikë të grumbulluara kinezi fitoi medaljen e artë, duke lënë pas vetes britanikun Jack Laugher që fitoi medaljen e argjhendtë dhe gjermanin Hausding, i cili mori në shtëpi bronzin.

kercime

Artikulli paraprakDaley Blind “ok” në Serie A
Artikulli tjetërTorres mesazh për Liverpool