Një kosh i realizuar nga Anna Cruz në sekondën e fundit të ndeshjes i dhuroi kualifikimin Spanjës në gjysmëfinale të turneut të basketbollit për femra. Iberiket fituan 64-62 ndaj Turqisë një përballje me një fund të pabesueshëm, pasi spanjollet arritën të ktheheshin në lojë pas dizavantazhit prej tetë pikësh në katër minutat e fundit. Në gjysmëfinale Spanja do të përballet me Serbinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaluan mposhtën me lehtësi Japoninë, 110 – 64. Amerikanet shpërthyen në pjesën dyte me seri të jashtëzakonshme 54 – 18. Maya Moore, ishte më e mira mbi parket me 19 pikë. Amerikanet në gjysmëfinale takohen me Francën të cilat eliminuan Kanadan 68:63.

Artikulli paraprakLëndim serioz i Coman
Artikulli tjetërDështon transferimi i Zaza te Wolfsburg