Shtete e Bashkuara të Amerikës në basketboll për femra siguruan finalet e gjashtë radhazi në Lojërat Olimpike dhe me shumë gjasa do të fitojnë të artën e gjashtë. Pavarësisht një paraqitjeje të jashtëzkaonshme të vazjave franceze, që fituan edhe duartrokitjet e publikut, amerikanët e mbyllën takimin me 19 pikë diferencë 86:67.

Shetetet e Bashkuara djersitën shumë për këtë fitore, por falë talentit të Diana Taurasi e Maya Moore që shënuan 18 respektivisht 15 pikë, amerikanet shkaun në finale. Për Francën më e mira ishte Isabelle Yacoubou, që e mbylli ndeshjen em 14 pikë.

Francezet u shfaqen si të barabarta gjatë 20 minutave të para, duke luajtur pa frikë, pavarësisht emrit që kishin përballë. Pjesën e parë amerikanet e mbyllën me vetëm 4 pikë avantazh, por diferenca u bë në periodën e tretë me një rezultat të pjesshëm 25-9 për Shtetet e Bashkuara.

Franca nuk hoqi dorë në periudhën e fundit, duke realizuar 2 pikë më shumë se amerikanet, por diferenca prej 21 pikësh e krijuar në fund të periodës së tretë thjesht u reduktua në 19 pikë.

Në finale Shtete e Bashkuara do të përballen me Spanjën, që eliminoi Serbinë me rezultat 68:54.

Artikulli paraprakBenatia: Kujdes nga Roma
Artikulli tjetërRio 2016: Usain Bolt, ar historik në 200 metra