Andy Murray dhe Rafael Nadal vazhdojnë pa probleme rrugën e tyre drejt zonës së medaljeve në Lojrat Olimpike Rio 2016-të. Dy favoritët kryesorë për suksesin final në Olimpiadën e Brazilit pas eliminimit të Djokovic dhe tërheqjes së Federer kanë avancuar në fazën cerekfinale të turneut. Andy Murray mbajtësi në fuqi i medaljes së Artë të fituar 4 vjet më parë në Londër nuk e pati shumë të thjeshtë sfidën e vlefshme për raundin e 1/8-ave ndaj italianit Fabio Fognini. Britaniku numri 2 i Botës në klasfikimin e Atp edhe pse e nisi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen duke fituar setin e parë me rezultatin e thellë 6-1, u surprizua nga italiani Fognini në setin e dytë të cilin e humbi me shifrat 2-6.
Gjithsesi Murray u kundërpërgjigj në setin final duke e fituar atë 6-3 dhe gjithë ndeshjen 2-1 me sete. Në cerekfinale tenisti skocez do të sfidojë amerikanin Johnson. Në ruandin e 8-të më të mirëve u kualifikuan edhe emra të tillë si Kei Nishikori, Gael Monflis, Juan Martin Del Potro, Roberto Bautista Agut apo edhe braziliani Thomaz Belluci që në cerekfinale do të ketë përballë spanjollin Nadal. Ky i fundit eliminoi në dy sete francezin Gilles Simon me shifrat 7-6( 7-5 në tiebreak) dhe 6-3.
Raporti: Supersport.al