Kroacia ka shënuar fitore 72:70 kampionin aktual evropian Spanjën në Lojërat Olimpike në Rio.
Kroacinë drejt fitores e udhëhoqi Bojan Bogdanovic me 23 pikë, Dario Plancic me 11, ndërsa Krunoslav Simon kontriubuoi me 10 pikë, kurse te Spanja u dalluan Pau Gasol me 26 pikë dhe Nikola Mirotic me 19.
Në përfundimin dramatik vendimtar doli të jetë Dario Sari ci cili në sekondën e fundit i bëri bllokadë pikërisht basketbollistit më të mirë spanjoll Pau Gasol, i cili ka mundur ta barazonte rezultatin.
Kroacia në xhiron e dytë do të luajë kundër Argjentinës, derisa në ndeshjen tjetër të këtij grupi Letonia mposhti Brazilin 82:76.