Favoriti i madh për medaljen e artë në Rio, përfaqësuesja e Brazilit, edhe në ndeshjen e dytë në grupin A luajti pa gola 0-0 ndaj Irakut, kështu që Neymar&co, nëse  dëshirojnë të kalojnë në çererkfinale duhet të mposhtin në ndeshjen e fundit Danimarkën e cila mposhti 1-0 Afrikën e Jugut dhe tash ka mbledh 4 pikë.

Në grupin B Nigeria e siguroi pozitën e parë pas fitores 1-0 ndaj Suedisë. Pas saj është Kolumbia që luajti 2-2 kundër Japonisë duke mbledh dy pikë, kurse nga një i kanë Suedia dhe Japonia.

Meksika fitoi 5-1 ndaj Fixhi për pozitën e parë të grupit C me katër pikë, aq sa i ka edhe Korea e Jugut e cila luajti baraz në ndeshjen spektakolare 3-3 ndaj Gjermanisë. Panzerët janë të tretit me dy pikë, por në ndeshjen e fundit luajnë pikërisht ndaj Fixhit për kalim tutje.

Fitoren e dytë në grupin D, me të cilën e siguroi çerekfinalen e realizoi Portugalia që fitoi 2-1 ndaj Hondurasit që i ka tri pikë aq sa edhe Argjentina që fitoi poashtu 2-1 ndaj Algjerisë.

Artikulli paraprakFoto e parë e presidentit Thaqi me kampionen Olimpike
Artikulli tjetërMazrekaj me tre vajza në bllok, tifozët i kërkojnë llogari për rikthimin (foto)