Favoriti kryesor për medaljen e artë në futboll në Lojërat Olimpike, përfaqësuesja nikoqire Brazili, deklasoi në gjysmëfinalen e parë Honduranis me rezultat 6-0, për të depërtuar në finale atje ku pret të kuptojë kundërshtarin pas gjysmëfinales së dytë Gjermania-Nigeria.

Brazilianët e nisën dhe e përfunduan serinë e golave me anë të yllit kryesor Neymar, ndërsa golat tjera i shënuan Gabriel Jesus poashtu me dygolësh, Marquinhos dhe Luan. Hondurasi për 90 minuta lojë asnjëhërë nuk ka rrezikuar portën e Brazilit.

Artikulli paraprakRio 2016: Australia në gjysmëfinale
Artikulli tjetërZyrtare: Ky është klubi më i ri i Xhemajlit