Rinovim i rëndësishëm tek Arsenali. Nënkampionët e Anglisë, kanë “blinduar” William Saliban, një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Mikel Artetës.

Qendërmbrojtësi francez, i cili debutoi me Kombëtaren gjatë vitit të kaluar, zhvilloi performanca pozitive tek Arsenali. Madje lëndimi i tij krijoi boshllëqe në prapavijë, dhe ndikoi për negativisht në garën për titullin kampion me Manchester City.

Arsenali nisi të pësonte shumë gola. Dhe trofeu u nis sërish drejt Manchesterit. Me tifozët e Gunners që duhet të presin sërish për titullin.

Trofe që londinezëve u mungon prej vitit 2004. Falë kontratës së re, nga e cila do përfitojë rreth 10 mln euro në sezon, Saliba do të jetë pjesë e Arsenalit deri në vitin 2027.

E donim prej kohësh këtë rinovim. William e tregoi gjatë sezonit të fundit se çfarë futbollisti i mirë është. Dhe sa rëndësi ka për skuadrën tonë. Është emocionuese të shohësh se çfarë aftësish ka në moshën 22-vjeçare. Ai do të përmirësohet edhe më shumë”, u shpreh trajneri Arteta.

/Supersport.al

Artikulli paraprakPochettino pret Lukakun në fillim të përgatitjeve
Artikulli tjetërLukaku shumë afër të bëhet përfundimisht lojtar i Interit