Mesfushori brazilian u dëmtua në ndeshjen me Ingolstad dhe pritet të mungojë për tri javë, pasi ka dëmtuar muskulin e kofshës së djathtë

Problemi më i madh i Bajernit prej vitesh janë dëmtimet, por u mendua se me largimin e teknikut Pep Guardiola, i cili i sforconte shumë lojtarët në stërvitje (shpesh edhe duke i detyruar të zhvillon seancë shplodhëse në mëngjes para ndeshjeve në Champions League), kjo gjë do të kishte një fund. Por jo! Edhe me trajnerin Carlo Ancelotti në stol dhe një mënyrë më konservatore stërvitjeje, infermieria bavareze nuk qëndron dot bosh. Kështu, Bajern do të jetë për disa ditë pa mesfushorin Douglas CKosta, i cili u dëmtua në ndeshjen me Ingolshtadtin. Kampionët e Gjermanisë fituan 3-1, por braziliani nuk e shijoi edhe aq fitoren, pasi vuajti një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë.

Artikulli paraprakIlkay Gundogan zgjedh mes Guardioles dhe Jurgen Kloop
Artikulli tjetërTrajnerit Bilic po i ikë talenti kryesor te United