Emmanuel Adebayor, po shfaq atë që askush ndoshta nuk e ka pritur. Pas shkëputjës së kontratës nga ish skuadra e tij Crystal Palace, 33 vjeçari pati disa oferta interesante, sikurse ajo e Lyon, për të zëvendësuar Alexandre Lacazette, cili atë kohë ishte i lënduar. Por kjo mundësi i dështoi togolezit.

Pastaj ish futbollisti i Real Madrid ishte i lidhur me destinacione të të ndryshme si Al Wasl, Montpellier në Francë ose në Sion të Zvicrës. Teksa nuk u ftua nga selektori i Togos për Kupën e Afrikës, e cila u zhvillua gjatë vjeshës së vitit të kaluar, shkruan Korneri.net.

Adebayor madje ishte pa skuadër deri në ditën e fundit të afatit kalimtar 31 janar, kur vendosi për një aventurë të re të pa pritur duke zgjedhur kampionatin turk, respektivisht skuadrën nga Stambolli, Basaksehir. Ish futbollisti më i mirë afrikan në superligën turke debutoi me 4 shkurt, por nuk pati fat pasi një dëmtim e detyroi të lë fushën e blërtë për një muaj. Adebayor u rikthye në aksion dhe tani po shkëlqen duke arritur në kuotën e 6 golave nga 7 takime sa zhvilloi deri tani në Turqi.

Duket se Turqia, po i’a rikthen lavdinë afrikanit pasi po tregon performancë të shkëlqyr dhe po shëndrohet sërish në faktorë, pas ditëve të errta që kaloi në Premier League, ku u ndie i parëndësishëm pikërishtë në vendin ku bëri jehonë në mbarë rruzullin. Por, çka është me rëndësi tani të gjithë jemi dëshmitarë të rigjallërimit të tij.

Artikulli paraprakNainggolan admiron zgjedhjen e Camoranesi dhe Motta! “Pishman” që nuk përfaqësoi Italinë….
Artikulli tjetërMazinho zbardh planet e Thiago Alcantara