Rio Ferdinand pretendon se Paul Pogba do të qëndrojë në Manchester United nëse klubi fiton Premier League këtë sezon.

Pogba ka marrë formën e mirë dhe me të edhe United, po duket i fuqishëm për javë të tëra, po luan mirë, kurse Man.United tashmë me epërsinë e krijuar ndaj Liverpool, shihet si kandidati më serioz për titull, përcjell Korneri.net

Kujtojmë, menaxheri i lojtarit Mino Raiola kohët e fundit deklaroi se francezi është i sigurt që do të largohet nga United këtë verë, por krejt ndryshe mendon ish-legjenda e “djajëve të kuq”, i cili është kategorik në atë që ka thënë, Pogba mbetet në Old Trafford nëse titullli shkon aty. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here