Hajvalia e ka realizuar një “transferim” në prag të fillimit të stinorit pranveror të Ligës së Parë.
Klubi ka rikthyer ish-kapitenin e ekipit, Gëzim Gashi.
Lajmin për rikthimin e Gashit në ekip e ka konfirmuar Emin Bajrami.
Ai pritet ta ndihmojë ekipin në luftën për t’i shpëtuar më të keqes, rënies nga Liga e Parë.
Kujtojmë që Gashi në edicionin e kaluar luajti për Dritën, ku pati një aventurë për t’u harruar. Madje, sa më shpejtë.