Fenerbahce ka fituar ditën e sotme sfidën e kampionatit ndaj Kayserispor me rezultatin 2-1. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Vedat Muriqi që shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij. Fenerbahce ngeli me 10 lojtarë që në minutën e 12-të, ndrësa skuadra mike gjeti golin e parë në minutën e 59-të.
Bomberi i Kosovës i futur në fushë në minutën e 64-të arriti të kthente në gol penalltinë e marrë në minutën e 86-të, ndërsa 2 minuta më vonë Lusi Gustavo shënoi golin e fitores.