Gjykata e Lartë e Spanjës rihapi këtë të premte hetimin me akuzën për mashtrim dhe korrupsion për transferimin e Neymar 3 vjet më parë te Barcelona.

Çështja “Neymar” u rishfaq pas ankesave të ndryshme rreth shumës së deklaruar dhe asaj që Barcelona pagoi për të bërë të tijin këtë futbollist në 2013. Sipas aktakuzës, katalanasit nuk i kishin paguar të gjitha taksat për blerjen e sulmuesit dhe në marrëveshjen me Santosin e kishin fshehur koston reale të shumës së paguar për transferimin e këtij lojtari.

Rasti në fjalë u mbyll këtë verë pas një marrëveshjeje mes autoriteteve tatimore spanjolle dhe klubit të Barcelonës, që kishte pranuar të paguante një gjobë prej 5.5 milionë eurosh.

 

/ Top Channel

Artikulli paraprakDisfata e dytë e PSG
Artikulli tjetërArsene Wenger, trajneri më jetëgjatë në Europë