G

Jose Mourinho e ka akuzuar menaxherin e Manchester Cityt, Pep Guardiola për deklaratë të gënjeshtërt lidhur me lëndimin e David Silvas.

Guardiola të martën ka njoftuar se Silva është në dyshim për derbin e së dielës ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford, mirëpo kolegu i tij nga pjesa e tjetër e qytetit nuk i beson këtyre deklaratave.

Sipas “Express”, përveç Guardiolës, portugezi thumboi edhe Arsene Wengerin, i cili para ndeshjes me Unitedin kishte thënë se sulmuesi Alexandre Lacazzette nuk do të luajë. “Kundërshtarët tanë i kanë këto probleme.

Kanë probleme të mëdha, por në fund të gjithë janë gati për lojë”, ka thënë Mourinho. “Kanë organizim fenomenal. Ne jemi paksa më modest. Kur kemi problem, kemi problem. Kur lojtarët lëndohen, ata janë të lënduar. Ua them të vërtetën”, ka shtuar portugezi.

“Nuk ka trillime për Lacazetten ose David Silvan. Ka veç të vërteta. Eric Bailly nuk ka shanse [të luajë]. Phil Jones ka shans. Marouane Fellaini ka shanse. Zlatan Ibrahimoviq ka shans të madh. Nemanja Matiq është i lënduar, por do të luajë me siguri”./Korneri.net.

Artikulli paraprak“Interi duhet të rrijë në varreza”, kanali i Juventusit ndez polemika të ashpërta në Itali
Artikulli tjetërStadiumi në kryeqytet po merr pamjen e duhur, gati edhe VIP – parkingu [FOTO]