Daniel Ricciardo ka fituar garën për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, e cila u karakterizua me shumë ndërprerje, futjes së makinës së sigurisë, dhe madje pati edhe një flamur të kuq.
Ishte njëra prej garave më interesante për tifozë dhe mediumet televizive që e transmetuan direkt pasi panë gjithçka, dhe tërë këtë situatë të tensionuar në shteg e shfrytëzoi piloti i Red Bullit, duke e përfunduar garën i pari, ndërsa pas tij në cak janë future edhe dy pilotët tjerë që përmbyllen podiumin befasues, Valtteri Bottas dhe Lance Stroll (Williams), shkruan Korneri.net.
Pjesa më dramatike dhe më e përfolur e garës ndodhi në mes dy liderëve në F1 sivjet, Lewis Hamilton që kryesonte garën dhe Sebastian Vettel që ishte menjëherë pas tij.
Në momentin kur në shteg ishte makina e sigurisë (safety-car), Hamilton e uli shumë shpejtësinë në kthesë, duke bërë që Vettel të përplaset në të ndoshta edhe qëllimisht. I nervozuar në maksimum, Vettel doli në krah të britanikut dhe i dha një goditje anësore bolidit Mercedes me Ferrarin e tij. Kjo i kushtoi një dënim me 10 sekonda “stop & go” e më pas edhe me garë.
Pas garës së tetë sivjet prinë pilot ii Ferrarit Sebastian Vettel me 153 pikë, i ndjekur nga Lewis Hamilton me 139 pikë dhe Valtteri Bottas me 111, kurse në renditjen e konstruktorëve prinë Mercedes me 250 pikë, Ferrari ka mbledh 226, ndërsa Red Bull 137.
Gara e ardhshme nga 7-9 korrik për Çmimin e Madh të Austrisë. /Korneri.net