Bayern/ Fussball, 1. Bundesliga, Saison 2011/2012, 15. Spieltag, FC Bayern Muenchen - Werder Bremen, Samstag (03.12.11), Allianz Arena, Muenchen: Muenchens Franck Ribery jubelt nach seinem Treffer zum 1:0. +++ Achtung Bildredaktionen: Die Verwendung der Bilder fuer die gedruckten Ausgaben der Zeitungen und andere Print-Medien ist ohne Einschraenkungen moeglich. Die DFL erlaubt ausserdem die Publikation und Weiterverwertung von maximal sechs Bildern pro Spiel im Internet. Eine Weiterverwertung im IPTV, Mobilfunk und durch sonstige neue Technologien ist erst 2 Stunden nach Spielende der jeweiligen Wettbewerbsspiele der Bundesliga und 2. Bundesliga erlaubt! Foto: Sebastian Widmann/dapd

Futbollisti francez, Franck Ribery, 33 vjeç, është shprehur se të ardhmen e tij si lojtar e sheh gjithnjë te Bayern Munich, duke folur në një interviste për TV Sport1.

“Plani im është të qëndroj këtu, në Munich. Unë kam kohë që jam këtu, i njoh të gjithë, të gjithë më njohin. Se bashku ne jemi me të fortë”, deklaroi francezi, i larguar tashme nga seleksioni, i cili është nën kontrate deri në fund të sezonit 2016-2017.I ardhur në Munich në 2007, Ribery nuk e ka fshehur kurrë interesin për ta përfunduar karrierën te Bayern. “Në Evropë, unë nuk dua që të luaj për asnjë klub tjetër”, theksoi ai.

Në fund të korrikut, Ribery foli i bëri elozhe trajnerit te ri te Bayern, Carlo Ancelotti. “Carlo Ancelotti është i rëndësishëm për klubin. Qe prej ardhjes se Ancelotti unë ndihem më i përkrahur”, është shprehur ai, transmeton AFP.

Me rikthimin pas problemeve më dëmtimet, ai është në dispozicion te Ancelotti, i cili mund ta aktivizoje të dielën në Dortmund për Superkupen e Gjermanisë, ndeshja e pare zyrtare e sezonit.

Artikulli paraprakNapoli me klauzolë “jashtëtokësori” për Elseid Hysajn
Artikulli tjetërRio 2016: Programi i cerekfinaleve të futbollit për meshkuj