Mesfushori veteran francez i Bayern Munchen, Franck Ribery, ka rivalizuar me Messin dhe Ronaldon në 2013-tën për “Topin e Artë, po tani ai ka një emër dhe një mbiemër se cili mund të jetë futbollisti që mund të thyejë hegjemoninë e vendosur nga Messi dhe Cristiano.

Francezi propozon shokun e tij skuadrës Robert Lewandowskin si njeriun që mund të bëjë të tijin, Topin e Artë në vitin 2017.

Sipas 33-vjecarit, Messi dhe Ronaldo nuk janë më futbollistët më të mirë në Botë për momentin madje Ribery shprehet me bindje se Lewandowski qëndron mbi ta.

”Leva është i mrekullueshëm, ai përfundimisht meriton ta fitojë Topin e Artë. Këtu te Bayerni kam luajtur me shumë sulmues të mëdhenj, Luca Toni, Mario Gomez dhe Miro Klose të gjithë kanë qenë fantastikë, por Lewandowski është më i kompletuari nga të gjithë”, theksoi Franck Ribery.

Artikulli paraprakLRF Prishtinë: Këtë vikend nisin ethet e stinorit pranverorë
Artikulli tjetërFalcao jep lajmin e madh jetësor