Auteritet spanjolle kanë njoftuar se edhe Jose Mourinho ka fshehur tatimin gjatë kohës sa ishte trajner i Real Madridit, gjatë periudhën 2011/2013, duke fshehur rreth 3,3 milionë euro tatim, lajm i cili vjen vetëm disa ditë pasi të njëjtën gjë e nisën ta shqyrtojnë me Cristiano Ronaldon, shkruan Korneri.net.

Por, kuptohet se lojtar portugez ka më shumë për të deklaruar pasi ka fhshur diku 14,7 milionë euro.
Ronaldo do të dëshmoj për rastin me 31 korrik, ndërsa hetimet për strategun portugez ende nuk janë të ditura, por as ai nuk do të shpëtoj lehtë.

Përveç Mourinhos dhe Ronaldos, me ligjet spanjolle probleme ka edhe Lionel Messi. Argjentinasi është akuzuar për evazion fiskal, por është dënuar me 21 muaj dënim me kusht. Nën hetim është edhe Neymar dhe disa futbollistë tjerë. /Korneri.net

Artikulli paraprakMessi dhe shpenzimet e tij enorme në restaurant! Jo, për të nuk është asgjë
Artikulli tjetërMilan rikthehet në qendër të vëmendjes: Kryen punë me këta dy futbollistë