Kina është tashmë një nga vendet që udhëheqin ekonominë botërore, dhe ekziston mundësia reale që në të ardhmen të jenë lider edhe në sportin më të dashur në botë, futbollin.

Të ardhurat e shumta kanë bërë të mundur që disa prej yjeve të futbollit të transferohen në kampionatin kinez. Carlos Tevez, Oscar, Axel Wistel dhe Hulk sa për të përmendur disa.

Megjithatë në shtetin aziatik po investohen për të rritur edhe produktin vendas. Raportohet se qeveria e Pekinit është gati të miratojë një plan të zgjeruar dhe afatgjatë për ta dërguar futbollin kinez në majat më të larta brenda 3 dekadave të ardhshme.

Po projektohet ndërtimi i 500 mijë akademive të futbollit dhe gjithashtu ndërtimi i mbi 70 mijë fushave të futbollit, qëllimi është prodhimi i rreth 50 milion lojtarëve të ri brënda 8 viteve.

Ndërkohë objektivi i largët është triumfi në kupën e botës në vitin 2050. Madej ky objektiv do të jetë një prioritet kombëtar dhe jo thjesht sportiv.

Për të realizuar të gjitha këto investime, natyrisht që do të bazohen tek përvoja e italianit Marcello Lippi, i cili që nga viti 2016 drejton kombëtaren e vendit aziatik.

Një investim kolosal nga qeveria kineze që e ka vendsour futbollin në piedestalin e dëshirave.

Artikulli paraprakMbajeni në mend këtë emër! Gol spektakolar i 17-vjeçarit Mboula [VIDEO]
Artikulli tjetërKlubi kinez ultimatum tre ditësh për Carlos Bacca! Milan “kënaqet” vetëm me ofertën 30 milionëshe…