Gjithçka nisi me këmbë të mbarë që nga ndryshimi në krye të klubit.

Ardhja e presidentit të ri të klubit, Vullnet Sefaja dhe ndihmësit e tij, KB Trepça është bërë me fytyrë të re, një klub shumë më serioz, më ambicioz dhe për një kohë të shkurtër edhe me Akademi të basketbollit, shkruan Korneri.net

Stabiliteti i klubit në aspektin financiar, përforcimet e mëdha dhe cilësore për ekipin e parë, idetë perfekte me shitjen e fanellave të reja për shikuesit e flaktë të Trepçës, kulmoi me Akademinë e cila duket shumë serioze.

Mjaftojnë emrat e trajnerëve të cilët punojnë me Akademinë 6-12 vjeç dhe gjeneratat nga U12 deri në U18: Ilir Selmani, Brahim Veseli, Gazmend Asllanim Diamant Qaushi.

Të gjithë këta ish-emra të njohur të KB Trepça, do të jetë afër fëmijëve mitrovicas dhe jo vetëm, për të punuar intenzivisht dhe me profesionalizëm të skajshëm në rritjen dhe edukimin e talentëve të rinjë të basketbollit, e që në qytetin e Mitrovicës dhe rrethinës, nuk kanë munguar asnjëherë.

Ky qytet e ka dashur dhe e do shumë këtë sport, i cili u ka dhënë shumë kënaqësi, dashuri por edhe zhgënjime në të kaluarën, por tash synohet se me punë profesionale në këtë Akademi, të nxjerrin kuadro të ri që më vonë të jenë shtylla kryesore e KB Trepça në gjeneratat zingjirë e deri në ekipi i parë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here