Gjatë merkatos së verës Milani pritet të përfshihet në një revolucion ku disa lojtarë do të largohen ndërsa shumë të tjerë do të transferohen në “San Siro”.

Pronarët e rinj kinezë e kanë të qartë që nuk duhet humbur akoma më shumë kohë pasi kërkojnë që ta rikthejnë Milanin jo vetëm konkurrues në Itali por edhe në Europë, shkruan “Calciomercato.com”.

Carlos Bacca dhe Gianluca Lapadula janë dy lojtarët që do të largohen nga Milani, ndërsa 4 të tjerë pritet të nënshkruajnë me ‘Rossonerët’.

Në listën e transfertave të Milanit janë:  Kasper Dolberg (Ajax), Nikola Kalinic? (Fiorentina), Keita Baldé Diao (Lazio), dhe Andrea Petagna (Atalanta).

Artikulli paraprakEdhe 15 vite më vonë Conte protagonist i Interit
Artikulli tjetërKy do të jetë kundërshtari i rradhës i Joshua