Pas një tjetër sezoni të çuar dëm, zikaltrit do të bëjnë për të disatën herë revolucion në ekip. Auzilio po fillon të planifikojë që tani se cilët do të jenë objektivat për merkaton e verës, edhe pse i duhet të presë, pasi, pa u caktuar akoma trajneri i ri, nuk mund të bëjë asnjë blerje.

Lojtarët që pritet të shiten janë katër: Jovetic duket se ka bindur Sevilën që ta shfrytëzojë kushtin e blerjes prej 13.5 milionë euro. Nga ana tjetër, Andrea Ranochia po mahnit me paraqitjet e tij në Angli dhe që tani po kërkohet nga shumë ekipe angleze.Dy largimet e tjera pritet të jenë Brozovic dhe Banega, të cilët kanë zhgënjyer këtë sezon.

Artikulli paraprakMontella i thotë “JO” Donnarummës
Artikulli tjetërDyshja Mertens-Insigne deklasojnë edhe Cagliarin (Video-golat)